Pranverë në Budapest, 4 Ditë €299

Dita e Parë: Fluturimi Direkt për në Budapest. Nisja më 21:35 – Mbrritje më 23:00. Transfertë Aeroport .Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Gjatë ditës vizitë me autobus komod dhe guide  në dispozicion, ku do të vizitohen monumentet më tërheqëse të Qytetit si: Kodra Gellert, Fortesa e Peshkatarit, Kisha e Shën Matias, Katedralja e Shën Stefanit, Kështjella Vayda Hunjad, Sheshi i Heronjve, Citadela etj. Fjetje në Hotel.
Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Gjatë ditës vizitë me autobuz komod dhe guide hungareze në dispozicion ku do të vizitohen vendet turistike jashtë Budapestit si: Vishegrad, Setendre. Kalimi nëpër urat e Budapestit, si: Ura e Luanëve, Ura e Elisabetës e cila është Ura e parë e varur në Botë, Statuja e Shën Gellertit, kalimi mbi urën e Margaritës. Fjetje në Hotel.
Dita e Katërt: Mëngjesi ne Hotel. Të lirë deri në transfertë për në aeroportin e Budapestit. Nisja më 13:25 – Mbrritje më 14:50. Fluturimi për në Shqipëri
Nisje me 20 Prill
Me Shume Detaje: Në pagesë përfshihen:
1. Fluturimi vajtje -ardhje me avion.
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Mbylleni