lefkada

Zbuloni se pse është konsideruar si “Karaibet e Greqisë”, dhe shijoni plazhet më të bukura si Porto Katsiki, Egremni dhe Kathisma.

Nga €240

4 Nete/5Dite,  | Hotel lefkas 4*

Telefono ne : +355696731103 nga ora : 09:00 - 20:00

PROGRAMI:
Datat e nisjeve per programin 5 ditor:
► 1, 8, 15, 22, 29 Korrik -€240
► 5, 12, 19, 26 Gusht -€260
► 2, 9 Shtator -€240

► DITA PARE – Nisja nga qëndra e Tiranës në mëngjes në orën 05:00 me mjet komod. Ndalesa të vogla rrugës për në kufirin e Qafëbotës. Mberritja ne Lefkada. Kohe e lire per te shfrytezuar pishinen dhe plazhin e hotelit. Pasdite shetitje e lire ne qytet. Darka ne hotel. 

► DITA DYTË – Pas mengjesit, nisemi per plazh ne Kathisma-Lefkada, ku do te qendrojme nga ora 10:30 deri ne oren 15:00. Pas plazhit, konsumojme dreken dhe nisemi per nje vizite ne manastirin e Faneromenis. Rreth ores 18:00 kthimi per ne hotel. Pasdite e lire.  Darka ne hotel.Ne mbremje, opsionale Boat Party (Cmimi extra 10 euro/person me 1 pije te perfshire). Nisja 20:30 – 1:00.
Anija shnderrohet ne nje beach bar me muzike, drita, fishekzjarre per nje atmosfere mbreselenese. Anija do te ankorohet ne nje plazh te virgjer per rreth 1 ore, ku me guximtaret mund te lahen. Muzika dhe festa nuk do te ndalet ne asnje moment. Anija do kete DJ me te mire te Lefkades qe do ju shoqeroje gjate gjithe kohes.

► DITA TRETË  – Mëngjesi në hotel dhe nisja për në qëndrën më të famshme turistike të ishullit, Nidri. Aty na pret anija për te vazhduar udhetimin tone. Fillon udhëtimi në orën 10:00. Vizitojmë bregdetet me famë boterore të Lefkades…Porto Katsiki, Meganisi, Scorpions, Porti Fiskardo dhe shpellen Papanikoli. Vizitojmë dhe ndalojmë 1 orë në ishullin më të madh të detit Jon, Kefalonia dhe ishullin e Odisesë Itaka. Gjatë ditës bëhen 3-4 ndalesa për plazh. Kjo shëtitje e mrekullueshme mbaron në orën 18:30. (Shetitja me anije ka kosto shtese opsionale 20€/person) Me pas qëndrojme për një kafe në Nidri dhe me pas vazhdojmë për në hotel. Darka ne hotel.

► DITA KATËRT – Pas mengjesit, kohe e lire per plazh. Darka ne hotel.

► DITA PESTË –  Mëngjesi në hotel. Me pas nisemi per ne qytetin e Parges, aty do te kemi mundesi per te bere nje vizite te shkurter dhe mund te konsumohet nje frape ne lokalet buze detit. Nisja per ne Janine. Dreka individuale buze liqenit, vizite e shkurter e Janines. Kthimi ne Tirane. Mberritja ne Tirane ne darke.

Mbylleni